Arjola Demiri prej kohësh është terhequr nga daljet publike por së fundmi ka ardhur me një intervistë në emisionin e Rudinës. Aktorja është rikthyer pas në kohë duke na rrëfyer vështirsitë e jetës së saj mes studimeve dhe sjelljes në jetë të fëmijëve.
Unë kam qenë studente, kam qenë në vitin e katërt kur kam ngelur shtatzënë me Helgën, në universitet. Rubini ka ardhur direkt shumë afër, mbrapa…
Nuk kam qenë në marrëdhënie pune, por di të të them që e kam vuajtur shumë këtë pjesën që nuk isha në marrëdhënie pune, doja t’i bëja të dyja paralelisht.
Sigurisht që do të isha shkëputur. Unë po të them siç e mendoja në atë kohë, e vuajta shumë këtë periudhën që shoqet e mia ishin në punë, sapo kishin startuar të dilnin në skenë, e vuajta shumë.
Më pas, nëse analizoj, them që karriera dhe fëmijët, ndoshta, unë për faktin që e nisa shumë vonë karrierën duke qenë se bëra 10 vjet pauzë dhe them që kam bërë shumë mirë, sepse e kam shijuar, e kam shijuar çdo moment me ta dhe është një periudhë shumë e rëndësishme që duhet t’u rrish afër.
Është shumë e rëndësishme që nënat të kalojnë etapën deri në 5 vjeç me fëmijët e tyre. Unë e kam shijuar këtë dhe në këtë periudhë që jam, them që kam bërë shumë mirë që kam bërë zgjedhjen më të mirë.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=kQXepQg7w7M
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/arjolademiri/