Moderatorja Fatma Haxhialiu, ka zbuluar në rrjetet sociale se është në pritje të ëmbël e së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë.
Moderatorja ka ndarë emocionin e momentit. Kian ka qenë ai që ka zbuluar se do të bëhet vëllai i madh.
Përmes një torte të veçantë, ajo i kërkon djalit të zbulojë se çfarë fshihet brenda. Kian fillon të tërheq një letër dhe aty zbulon nga brenda tortës disa imazhe nga ekografia.
I biri ka shpërthyer në lot gëzimi nga ky lajm i ëmbël.
E dija…”– thotë ai i emocionuar, ndërsa më pas, i përlotur ka përqafuar të ëmën.
Për sa i përket gjinisë nuk është konfirmuar ende por dyshimet e para janë hedhur se Kian do të bëhet me vëlla.
Linku:https://www.instagram.com/sipas_fatmes/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/sipas_fatmes/