Përputhen ka filluar prej pak ditësh dhe duket se situatat kanë filluar të ndizen mes tyre. Prej ditësh pritej të zbulohej një sekret rreth konkurrentëve.
Pritjes i ka ardhur fundi dhe kjo gjë është zbuluar. Bëhet fjalë për Rebekën dhe Ardin, dyshja naë motër e vëlla.
Rebeka nuk kishte dijeni që Ardi kishte aplikuar, ndërsa ai e mori vesh se ishte pranuar, duke shkaktuar befasi në studio. Kjo është hera e parë në historinë e emisionit që dy anëtarë të familjes konkurrojnë së bashku, duke sjellë një tjetër dimension në programin e njohjes.
Konkurentët në studio u habitën pasi zbuluan këtë sekret, e me siguri edhe publiku që i ndoqi. Tashmë pritet të shihet sesi do vijojë rrugëtimi i tyre në “Përputhen”.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=4UfmMP9kYU0
Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=4UfmMP9kYU0