Home Lifestyle Parashikimi i motit, 7 tetor 2024
Parashikimi i motit, 7 tetor 2024
0

Parashikimi i motit, 7 tetor 2024

0
0

Deri në mesditë vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qendrore, megjithatë nuk priten reshje.

Ndërsa në orët e pasdites përmirësohet dukshëm moti në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me vranësira të shpeshta vetëm zonat përgjatë kufirit Lindor.

Parashikohet që e njëjta situatë meteorologjike të na shoqërojë deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C  vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 25°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Elbasan dhe Cërrik.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi  35 km/h nga drejtimi  Verior; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi  2 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: