Sipas MeteoAlb që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta, si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore që kanë përfshirë Shqipërinë prej disa ditësh.
Përjashtim bëjnë zonat malore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë vranësira të herë pas hershmë. Parashikohet që pasditja dhe në vijim të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Korçës deri në 26°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Sarandës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com