Rudina Dembacaj ka treguar dhe më herët se është një personazh i guximshëm dhe pa komplekse.
Aktorja shpesh bashkëbisedon me ndjekësit. Së fundmi dikush ka pasur kuriozitet të dijë nëse është në planet e tyre një beb.
Teksa një fans e ka pyetur se ‘kur do vijë bebi’, aktorja ka treguar se ka tentuar një vit më parë të bëhet me fëmijë, por mesa duket tashmë ka hequr dorë.
Tani që vajza e saj Viktoria është me virozë, ka kuptuar që nuk është gati akoma për një fëmijë tjetër.
‘’Sa rrallë poston me Markun! Bebi kur do vij? Apo kur do Zoti madh”
“Tentova vjet në këtë kohë, por këto ditë që kam gocën me virozë, mendova: Imagjino të kem edhe beb unë?! Me pak fjalë, akoma nuk jam gati,” përgjigjet Rudina.
Linku:https://www.instagram.com/rudinadembacaj/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/rudinadembacaj/