Home ShowBiz Publikoi foton e Leilës, Olta Gixhari i kthehet keq Milaim Zekës
Publikoi foton e Leilës, Olta Gixhari i kthehet keq Milaim Zekës
0

Publikoi foton e Leilës, Olta Gixhari i kthehet keq Milaim Zekës

0
0

Milaim Zeka ka bërë zhurmë në Instagram-in e tij zyrtar u publikua një foto e banores, Leila, teksa qëndronte e ulur në divan në një pozicion jo dhe aq komod për kamerat. Postimi i tij u shoqërua me shkrimin “Hapet televotimi”.

Ky postimi i tij ngjalli mjaft polemika dhe reagime. Mes njerëzve që e kritikuan, ishte edhe Olta Gixhari.

A të ka hije Milaim, në këtë moshë me familje e fëmijë të përfshihesh në shaka të tilla si paraadoleshent”, i drejtohet aktorja.

Sa gjest i vogël të përfitosh nga dobësia e një gruaje. Fshehurazi, pas krahëve ndërkohë që ajo nuk është as e vetëdijshme për situatën. Rëndohet ky veprim dhe bëhët i pafalshëm kur vjen nga një burrë i cili është edhe e pjesë e produksionit. A të ka hije Milaim, në këtë moshë me familje e fëmijë të përfshihesh në shaka të tilla si paraadoleshent. Kjo situatë na kujton edhe njëhërë se sa lehtë figurat publike, sidomos gratë mund të bëhen objekt kritikash të padrejta.

Është e rëndësishme të kemi mirëkuptim dhe mirësi, edhe në platforma publike si reality show. Askush nuk meriton të ndihet i turpëruar apo i poshtëruar për diçka kaq të pafajshme, sidomos nën presionin e madh e të qënit të filmuar 24/7para kamerave. S’ka asgjë qesharake apo të pabesueshme në këtë pafajësi.

Mirëpo lidhur më ketë deklaratë të aktores nuk mungoi një reagim nga vetë Milaimi i cili thumboi Oltën duke thënë: Olta Gixhari është njohur nga BB, unë nuk jam Milaimi i bigut”.

Olta Gixhari eshte njohur nga BB, une nuk jam Milaimi Bigut. Asaj po i mungon Bigu, prandaj here merret me banoret, here me mu. Ma poshte e keni reagimin e familjes te Leles,” shkruan Milaimi teksa ka shfaqur një foto të reagimit të familjarëve të Leilës por disa minuta më vonë e ka fshirë reagimin e tij për shkaqe të cilat nuk dihen.

Linku: https://www.instagram.com/oltagixhari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/oltagixhari/

tags: