Home ShowBiz Pas përballjes virtuale me Arbenitën reagon përsëri Fero
Pas përballjes virtuale me Arbenitën reagon përsëri Fero
0

Pas përballjes virtuale me Arbenitën reagon përsëri Fero

0
0

Fero dhe Arbenita herë pas here thumbojnë ashpër njëri-tjetrin në rrjete sociale. Dyshja së fundmi kanë pasur një përballje të ashpër për shkak të disa fotove që i publikoi këngëtari ish partneres së tij.

Ajo shfaqej nën shoqërinë e një mashkulli ku prezente në takim ishte dhe vajza e tyre Nina.

Së fundmi Fero për ‘Shqipëria Live’, tha se është i shqetësuar vetëm për vajzën e tij, duke thënë se vajza e tij po keqpërdoret nga burra të huaj.

“Unë kam hedhur një foto se aty qëndron vajza ime, unë kam argumente se vajza ime keqpërdoret nga burra të huaj. Ajo qëndron me burra të huaj. Është shqetësimi im për vajzën. Ajo ka jetën e vet, mundet të bëjë çfarë të dojë.

Vajza është pika ime e dobët, nëse ti vendos të bësh punët që do të bësh, mos e përfshi vajzën. Patjetër që unë jam i shqetësuar për të ardhmen e vajzës time.“- u shpreh Fero.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=3vfAthguKJ8

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ferofera/

tags: