Home ShowBiz Vit shumë i vështirë për ta, Bieta Sulo flet për herë të parë për problemin shëndetësor të partnerit
Vit shumë i vështirë për ta, Bieta Sulo flet për herë të parë për problemin shëndetësor të partnerit
0

Vit shumë i vështirë për ta, Bieta Sulo flet për herë të parë për problemin shëndetësor të partnerit

0
0

Bieta Sulo në daljen e fundit ka folur për jetën e saj private ku ka zbuluar se ka kaluar një vit të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore që ka pasur partneri i saj.

Ajo u shpreh se sfidën tashmë e kanë kaluar, teksa e konsideron 2024 asi vitin më të keq.

“Pas lajmeve vërshuan qindra mesazhe dhe vlerëson të paktën anën tjetër, që jemi në përkujdesjen dhe mendimet e shumë njerëzve. E një beteje… që besoj se e kemi fituar. Ne në jetë kemi beteja të ndryshme, që mërzitemi kur e humbim dhe gëzojmë kur e fitojmë. Kjo është një nga ata që ne e kemi fituar, them ne se e kemi kaluar bashkë.

Ne ishim me njëri-tjetrin, një trup për ta kaluar këtë sfidë. Ky ka qenë viti i sfidave të shëndetit dhe viti më i keq i jetës sime, por unë zgjedh të them që pavarësisht të gjithave ne arritëm të shpëtojmë”, tha moderatorja.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=4QinQaKXfvc

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CzHJF3DtrYk/?img_index=1

tags: