Driloni dhe Sara janë një nga dyshet më të komentuara në Big Brother Vip Kosova. Prej kohësh ata qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe ndjekësit kanë menduar se diçka më shumë se miqësi është mes tyre.
Pritjes i ka ardhur fundi. Driloni në një bisedë me Laurentin ka pranuar se ka pëlqim për Sarën.
“Pëlqim gjithmonë e kam mendu që duhet me të rreh zemra për dikë, po u dashka me më bë pyetjen edhe njëherë në ‘Prime’ e kam thënë jo e qenkam përgjigj gabim, por kështu më pëlqen dhe e din kjo që më pëlqen. Po, më pëlqen shumë”, u shpreh Driloni.
Në këtë bisedë të Drilonit me Laurentin ishte prezente edhe Sara e cila qeshte teksa po e dëgjonte këtë deklaratë nga ana e tij.
Linku:https://www.instagram.com/drilonrama_/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/drilonrama_/