Parashikimi motit, 17 mars 2025 – ArkivaNews
Home Lifestyle Parashikimi motit, 17 mars 2025
Parashikimi motit, 17 mars 2025
0

Parashikimi motit, 17 mars 2025

0
0

Dita e hënë për territorin Shqiptar do të vijoj të jetë në mbizotërimin e motit të pa qëndrueshëm pasi do të kemi vransira të shpeshta në të gjithë 24 orëshin. Parashikohet që herë pas here të kemi zhvillime të përkoheshme të vransirave duke bërë që të kemi rreshje të shiut në të gjithë territorin, më të dukshme rreshjet pritet të jenë në zonat veriore dhe në zonat veriperëndimore. Pritet që herë pas here të kemi prezente edhe rrebeshet e shiut ku më të dukshme do të jenë gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, vetëm në zonat e thella malore në verilindje pritet të kemi momente të pakta me rreshje dëbore.

Përsa i përket temperaturave në orët e para të mëngjesit kemi një rënie të tyre duke bërë që minimumet në qytetet e zonave malore të regjistrohen në 4 gradë celcius. Ndërsa përsa i përket ultësirës perëndimore ato do të luhaten në orët e para të mëngjesit nga 6 dhe jo më shumë se vlera 10 gradë celcius në vijë bregdetare edhe gjatë orëve të mesdites do të kemi rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që që maksimumet në rang territori të regjistrohen në vlerën 20 gradë celcius. Ndërsa për pjesën tjetër të ultësirës perëndimore temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të luhaten nga 17 e deri në vlerën 19 gradë celcius.

Edhe në zonat malore do të kemi rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të jenë jo më shumë se vlera 12 gradë celcius gjatë mesditës. Përsa i përket parametrit të erës herë pas here shfaqet disi problematik kemi fuqizim të përkohëshëm të saj me një shpejtësi edhe në 55 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi jug perëndimor. 

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=RIf6SwbbqeQ

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/calm-waterfront-with-red-arched-bridge-and-skyline-31175105/