Parashikimi i motit, 21 prill 2025 – ArkivaNews
Home Lifestyle Parashikimi i motit, 21 prill 2025
Parashikimi i motit, 21 prill 2025
0

Parashikimi i motit, 21 prill 2025

0
0

Ditën e sotme, vendi ynë do të kushtëzohet nga moti i të paqëndrueshëm. Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, deri mesatare ku herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu, më të dukshme në zonat veriore dhe qendrore.

Sipas Meteoalb, orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin shtim të vranësirave, duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e vendit ku priten rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.om

 

tags: