Dashi
Në këtë ditë të premte, Hëna do të jetë ende në kundërshtim dhe mund t’ju shkaktojë disa shqetësime. Në dashuri, yjet janë ende shumë të favorshëm dhe nuk mungojnë as nxitjet e reja dhe mundësitë për të njohur njerëz të rinj. Në punë, nga ana tjetër, mbizotëron kaosi, ndoshta sepse keni bërë shumë kërkesa ose po prisni përgjigje që vonohen, gjë që ju bën të ndiheni të irrituar.
Demi
Dita e sotme do të jetë disi polemike në disa drejtime. Mund të ndiheni të penduar për një vendim të marrë së fundmi. Yjet ju këshillojnë të merrni pak kohë për relaks sepse do t’ju ndihmojë të qartësoni mendimet dhe të bëni zgjedhje më të arsyeshme. Venusi në shenjën tuaj favorizon ndjenjat. Rrethohuni me njerëz pozitivë, sidomos këtë fundjavë.
Binjakët
Dielli po kalon në shenjën tuaj dhe favorizon ata që kanë projekte të reja për të realizuar. Keni shumë ide në kokë, por nuk keni kohë t’i vini të gjitha në praktikë. Kreativiteti nuk ju mungon, por duhet të bëni një përzgjedhje të qartë, ndryshe rrezikoni të bëni shumë gjëra dhe të mos përfundoni asnjë. Fundjava mund të sjellë një takim të rëndësishëm.
Gaforrja
Ndieni se gjërat po ndryshojnë për mirë në jetën tuaj. Besimi në vete dhe në të ardhmen po rritet dhe kjo ju jep një dritë të brendshme të bukur. Edhe nëse jeni në një marrëdhënie të vështirë, do të gjeni mënyra për ta bërë të funksionojë. Me shumë planetë në favorin tuaj, keni burime të mjaftueshme për të kaluar pengesat, sidomos të shtunën dhe të dielën. Edhe në punë priten përmirësime në dy javët e ardhshme.
Luani
Saturni është futur në një pozicion të favorshëm për ju dhe së bashku me planetët e tjerë po ju hap rrugën drejt suksesit profesional. Jeni si atletë që po përgatiten për të fituar një garë. Në dashuri, po kaloni një periudhë të turbullt, sidomos nëse jeni në një lidhje me tensione dhe paqartësi.
Virgjëresha
Për ata që janë të vetëpunësuar, kjo nuk është një periudhë e artë. Problemet dalin çdo ditë dhe nuk është e lehtë t’i përballoni. Tensioni rritet, sidomos nëse situata ekonomike është e paqëndrueshme. Solidariteti i të tjerëve nuk mjafton më. Për ata që janë të punësuar, ndryshimi i drejtuesve mund të mos pritet mirë. Kujdes me shpenzimet e tepërta!
Peshorja
Nëse po përpiqeni të mbyllni një marrëveshje, por gjërat po zvarriten, mund të ndiheni të paduruar dhe nervozë. Kur ndiheni se keni dhënë shumë, tentoni të tërhiqeni, ndërsa kur mendoni se keni dhënë pak, ndiheni në faj. Mundohuni të gjeni ekuilibrin emocional dhe mos u përqendroni vetëm tek gabimet e së kaluarës. Është koha për të rishikuar një bashkëpunim apo një marrëveshje profesionale.
Akrepi
Me Hënën në shenjën tuaj, fundjava do të jetë shumë intensive në marrëdhënie. Të vetmuarit që janë bërë mosbesues duhet të përpiqen të hapen pak, përndryshe do të humbasin mundësi të mira për takime të reja. Çiftet e qëndrueshme do të përjetojnë emocione të bukura këtë fundjavë. Në punë priten konfirmime të këndshme, sidomos për profesionistët e pavarur.
Shigjetari
Kur ndjeni atë nxitje të brendshme, jepni gjithçka në çdo gjë që bëni — në punë dhe në dashuri. Aktualisht, po veproni me pasion dhe përkushtim. Fundi i kundërshtimit të Jupiterit po afron, dhe kjo ju jep më shumë besim për të ndjekur qëllimet tuaja. Në dashuri, nëse jeni në një lidhje të mirë, do të jeni të përfshirë plotësisht; nëse jeni me dikë të ftohtë e të distancuar, mund të filloni të kërkoni diku tjetër.
Bricjapi
Kjo është periudha e duhur për të rishikuar disa marrëveshje dhe për të rregulluar financat tuaja. Së shpejti Hëna do të kalojë në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të qartësoni çështjet e dashurisë, sidomos nëse marrëdhënia është ftohur. Jupiteri do të fillojë një kalim që kërkon kujdes me çështjet ligjore dhe kundërshtarët jo të ndershëm.
Ujori
Po vijnë ditë të lodhshme për Ujorët. Nëse keni të bëni me njerëz të bezdisshëm apo kapriçozë, durimi juaj është në fund. Mund të lindin debate apo edhe grindje. Problemi është se keni rreth vetes njerëz negativë që ndikojnë keq edhe në humorin tuaj. Do të ndjeni nevojën për t’u larguar nga gjithçka për të rikuperuar qetësinë shpirtërore.
Peshqit
Deri të dielën do të ketë mundësi për të planifikuar diçka të bukur dhe kreative. Yjet do të favorizojnë ata që janë pozitivë dhe optimistë, ndërsa ata që jetojnë me fajet e së kaluarës mund të mos përfitojnë nga kjo periudhë. Kush nuk është ndier mirë gjatë majit, po rikuperon tani formën fizike dhe besimin në vetvete. Qershori sjell emocione të reja dhe më shumë siguri.
Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-di-oggi-venerdi-6-giugno-2025/
Burimi i fotos:pexele.com
Kiara Titon shpesh e shikojmë të ketë një bashkëbisedim të rregullt me ndjekësit ku ndan copëza nga përditshmëria e saj.