Gjatë orëve të paradites vendi ynë do të vijojë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore Juglindore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë territorin e vendit ku më të dendura vranësirat priten sërisht në zonat Jugore dhe Juglindore duke gjeneruar reshje të pakta shiu e dëborë në orët e vona të natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale por vijojnë kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3 gradë celcius temperatura më e ulët deri në 21 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 35 kilometra në orë nga drejtimi juglindor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 2 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-hene-22-dhjetor-20/