Do të mbetet Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë mbizotërim të vranësirave dhe reshjve të shiut e dëborës por në sasi të pakta.
Parashikohet që në orët e pasdites dhe në vijim të sjellin ndërprerje të përkohëshme të reshjeve në zonat qëndrore duke lënë dy skajet Veri dhe Jug më vranësira dhe reshje të pakta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në skajin verior deri në 17 gradë cecius vlera më e lartë e cila pritet përgjatë vijës Bregdetare.
Era do të fryjë mesatare në toke dhe deri e fortë në brigjet detare me shpejtësi mbi 65 kilometra në orë nga drejtimi permanent jugperëndimor kjo do të bëjë që në det të krijohet dallgëzim deri ne 4 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-shtune-3-janar-2026/