Si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore vendi ynë do të mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që përgjatë gjithë 24-orëshit të dominojë kryesisht mot i kthjellët.
Parashikohet që vranësira të pakta të shfaqen gjatë orëve të pasdites në pjesën më të madhe të Shqipërisë ku më të theksuara vranësirat priten në zonat Veriore dhe Verilindore por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0 gradë celcius temperatura më e ulët në zonat veriore deri në 18 gradë celcius do të jetë vlera maksimale e cila do të regjistrohet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 25 kilometra në orë në tokë por mbi 45 kilometra në det të hapur me drejtim jugor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-marte-3-shkurt-2026/
Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/sky-clouds-background_1284111.htm#fromView=search&page=1&position=7&uuid=c749b25d-6138-4394-a83b-5d47caf09a7c&query=cold+cloudy+day