Home Lifestyle Parashikimi motit, 9 shkurt 2026
Parashikimi motit, 9 shkurt 2026
0

Parashikimi motit, 9 shkurt 2026

0
0

Dita e hënë do të jetë nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme në të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat priten në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër duke rrezikuar reshje të pakta shiu e dëborë në zonat e thella malore.

Ndërkohë në orët e pasdites do të ketë përmirësim të përkohëshëm të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësira e lehta të jenë dominante në Veri dhe Qendër duke lënë zonat Jugore dhe Juglindore me reshje të pakta dhe të izoluara shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 3 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 15 gradë celcius vlera maksimale në qarkun e Vlorës.

Era do fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 45 kilometra në orë nga drejtimi Lindor dhe Juglindor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-hene-9-shkurt-2026/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/beautiful-architecture-building-with-mountain-landscape-winter-season-sunset-time_4097420.htm#fromView=search&page=1&position=15&uuid=715a0005-5092-45d9-a415-d7dd3fc7efa6&query=cold+sunny+day