Dj Bujaka është shpallur finalisti i dytë i edicionit të tretë të “Ferma VIP”, duke siguruar një vend në natën e madhe finale që do të mbahet më 15 qershor.
Ai ishte në televotim përballë Vis Pupës dhe Ilir Shaqirit, ndërsa vendimi përfundimtar u mor nga publiku, i cili me votat e tij i dha mundësinë Bujakës t’i bashkohet Mozës në garën për çmimin e madh.
Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, Dj Bujaka falënderoi të gjithë mbështetësit e tij.
“Faleminderit shumë popullit të Shqipërisë dhe të Kosovës”, tha ai mes emocionesh.
Edhe Moza, finalistja e parë e spektaklit, nuk e fshehu emocionin për kualifikimin e Bujakës.
“Kisha frikë, nuk e prisja sepse këta dy të tjerët kanë krijuar një lidhje më të fortë me publikun prej vitesh. Kisha frikë, por jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo.
Finalja e madhe e “Ferma VIP 3” do të ketë pesë finalistë. Pas shpalljes së Mozës dhe Dj Bujakës, pritet që në ditët në vijim të zbulohen edhe tre emrat e tjerë që do të garojnë për fitoren. Ndërkohë, dy prej fermerëve do të largohen nga gara që në spektaklin e kësaj mbrëmjeje.
Me konkurrencën që po bëhet gjithnjë e më e fortë, publiku po ndjek me interes të madh zhvillimet e fundit në prag të finales së madhe.
Burimi;
Foto;