Home ShowBiz Dua Lipa dhe Callum Turner drejt SHBA-së pas martesës, çifti merr vendimin e rëndësishëm
Dua Lipa dhe Callum Turner drejt SHBA-së pas martesës, çifti merr vendimin e rëndësishëm
0

Dua Lipa dhe Callum Turner drejt SHBA-së pas martesës, çifti merr vendimin e rëndësishëm

0
0

Vetëm pak ditë pas ceremonisë së tyre luksoze të martesës në Itali, Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, Callum Turner, kanë marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tyre të përbashkët.

Këngëtarja me famë botërore, 30 vjeçe, dhe aktori britanik, 36 vjeç, do të zhvendosen përkohësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shtatë muaj, ndërsa Turner angazhohet në projektin e tij më të ri kinematografik.

Aktori do të jetë pjesë e ribërjes së filmit kult horror të vitit 1981, Possession, ku do të luajë përkrah emrave të njohur të Hollywood-it si Tom Hanks dhe Margaret Qualley.

Duke folur për The Hollywood Reporter, Turner tregoi se natyra e profesioneve të tyre i detyron shpesh të jenë në lëvizje, por se prioritet mbetet gjithmonë koha që kalojnë së bashku.

“Ne punojmë në profesione që na detyrojnë të udhëtojmë nëpër botë. Është e rëndësishme që, kur jemi në shtëpinë tonë në Londër, të kalojmë sa më shumë kohë me miqtë tanë. Ne kujdesemi që të jemi bashkë sa më shumë të jetë e mundur”, u shpreh ai.

Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre fillimisht në Londër, ku thanë “Po” në një ceremoni intime në Marylebone Registry Office. Pas ceremonisë, familjarët dhe miqtë më të afërt i pritën në shkallët e godinës, duke i përshëndetur me konfeti dhe urime.

Më pas, Dua Lipa dhe Callum Turner organizuan një ceremoni të dytë më luksoze në Sicili të Italisë, duke festuar martesën e tyre në një atmosferë romantike mes familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Tashmë, me një kapitull të ri të sapohapur në jetën personale, çifti po përgatitet për aventurën e radhës në SHBA, ku do të kombinojnë angazhimet profesionale me jetën e tyre si bashkëshortë.