Aurora Rrusta uron romantikisht Kushtrim Kelanin për ditëlindje: “Ruaje dashurinë e papritur…”
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Aurora Rrusta, i ka bërë një dedikim të ëmbël partnerit të saj, Kushtrim Kelani, me rastin e ditëlindjes së tij.
Përmes një postimi në InstaStory, Aurora ka ndarë një fotografi romantike ku shfaqet pranë Kushtrimit gjatë një perëndimi të diellit, duke përcjellë një mesazh plot dashuri.
“Kur gjen një dashuri të papritur, ruaje. Gëzuar ditëlindjen personit tim të preferuar”, ka shkruar ajo krahas fotos.
Historia e dashurisë mes Aurora Rrustës dhe Kushtrim Kelanit nisi gjatë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP Kosova, ndërsa lidhjen e bënë publike vetëm pas përfundimit të spektaklit.
Që prej asaj kohe, çifti është shfaqur shpesh së bashku në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit momente nga udhëtimet, përditshmëria dhe angazhimet e tyre profesionale. Dedikimet romantike mes tyre nuk kanë munguar, ndërsa postimi i fundit është një tjetër dëshmi se marrëdhënia e tyre vazhdon të forcohet dhe se ata po shijojnë një periudhë të lumtur së bashku.
Burimi; https://www.instagram.com/aurorarrusta/
Foto; https://www.instagram.com/aurorarrusta/