Ylli shqiptar i muzikës, e cila u martua muajin e kaluar në Siçili, kaloi disa javë pushime në Itali. Çifti u pa në destinacione të njohura si Bregu i Amalfit, Roma dhe Porto Erkole, përpara se të udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara.
Prania e tyre në New York ka nxitur edhe spekulime se mund të marrin pjesë në dasmën e Taylor Swift, megjithëse arsyeja kryesore e vizitës duket të jetë puna e Duas për projektet e saj të reja muzikore.
Në daljen nga studioja, këngëtarja u shfaq me një stil të thjeshtë dhe casual. Ajo kishte veshur një bluzë të zezë pa mëngë, një këmishë të bardhë sipër, xhinse të gjera blu dhe shapka, ndërsa pamjen e kompletoi me një çantë të madhe të zezë Chanel dhe syze të mëdha.
Fotot e fundit kanë shtuar pritshmëritë e fansave, të cilët besojnë se Dua Lipa po punon për muzikë të re pas suksesit të projekteve të saj të fundit.
Burimi;https://www.instagram.com/dualipa
https://www.instagram.com/dualipa