Ylli francez i futbollit dhe aktorja, e njohur për rolin e saj në serialin “Elite”, janë fotografuar teksa largoheshin nga një klub nate, të kapur për dore. Pamjet kanë bërë xhiron e mediave rozë dhe kanë nxitur spekulime të reja për raportin e tyre.
Mbappé ka nisur pushimet pas përfundimit të Botërorit 2026, duke lënë përkohësisht pas angazhimet sportive dhe presionin e turneut. Franca u eliminua në gjysmëfinale nga Spanja, ndërsa e mbylli kompeticionin në vendin e katërt.
As Mbappé dhe as Expósito nuk kanë konfirmuar publikisht një romancë. Megjithatë, paraqitja e tyre së bashku në publik duket se ka shtuar dyshimet se mes tyre mund të ketë më shumë se një miqësi.
Aktorja spanjolle kishte shmangur më herët pyetjet lidhur me futbollistin francez, pa dhënë detaje për raportin mes tyre.