Home ShowBiz Justin Trudeau i pranishëm në Sunny Hill Festival, mbështet Katy Perry-n nga afër
Justin Trudeau i pranishëm në Sunny Hill Festival, mbështet Katy Perry-n nga afër
0

Justin Trudeau i pranishëm në Sunny Hill Festival, mbështet Katy Perry-n nga afër

0
0
Katy Perry ishte një nga emrat kryesorë të natës së parë të Sunny Hill Festival, duke sjellë një performancë energjike për publikun në Prishtinë.

Përveç koncertit të saj, vëmendje të madhe mori edhe prania e ish-kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, për të cilin prej ditësh ishte spekuluar se mund ta shoqëronte këngëtaren në Kosovë.

Edhe pse Trudeau nuk u shfaq publikisht gjatë performancës së Katy Perry-t, prania e tij në festival u konfirmua nga DJ Deezy, pjesë e listës së artistëve të Sunny Hill Festival.

DJ-ja publikoi në rrjetet sociale një fotografi me Justin Trudeau nga ambientet e festivalit, duke treguar se ish-kryeministri kanadez ndodhej në Prishtinë për të ndjekur nga afër performancën e këngëtares.

Katy Perry dhe Justin Trudeau janë përfolur së fundmi për një lidhje, por asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një konfirmim publik lidhur me raportin e tyre.