Home ShowBiz Raportohet se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez do të martohen fundjavën e ardhshme në Madeira
Raportohet se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez do të martohen fundjavën e ardhshme në Madeira
0

Raportohet se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez do të martohen fundjavën e ardhshme në Madeira

0
0

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodríguez, thuhet se do të kurorëzojnë dashurinë e tyre fundjavën e ardhshme në ishullin Madeira, vendlindjen e futbollistit portugez.

Sipas raportimeve të mediave britanike, ceremonia pritet të zhvillohet në Katedralen e Funchalit, ndërsa festa me të ftuarit mund të organizohet në hotelin luksoz me pesë yje, Savoy Palace.

Më herët, në media qarkulluan zëra se çifti do të martohej në pronën historike Quinta da Regaleira, në Sintra. Megjithatë, këto raportime u hodhën poshtë pasi vendi rezultoi i hapur për publikun gjatë fundjavës.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë në një lidhje prej disa vitesh dhe kanë ndërtuar së bashku një familje të madhe. Deri tani, as futbollisti dhe as Georgina nuk kanë bërë një konfirmim zyrtar për datën ose vendin e ceremonisë.