Home Lifestyle A do të këndonte në dasmën e Selin? Miri flet për çiftet e “Big Brother VIP 5”
A do të këndonte në dasmën e Selin? Miri flet për çiftet e “Big Brother VIP 5”
0

A do të këndonte në dasmën e Selin? Miri flet për çiftet e “Big Brother VIP 5”

0
0

Këngëtari Armir Shahini, i njohur nga publiku si Miri dhe finalist i “Big Brother VIP Albania 5”, ka folur së fundmi për çiftet që janë krijuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “She’s On Air”, ai u pyet nëse do të pranonte të merrte pjesë në dasmat e ish-banorëve, në rast se do të ftohej.

Miri tha se nuk dëshiron të komentojë lidhjet e krijuara gjatë reality show-t, duke theksuar se secili duhet të vazhdojë jetën e tij.

“Unë nuk kam asnjë lloj komenti për çiftet që janë krijuar atje. Gjithsecili sheh jetën e tij, të vazhdojnë të jetojnë të lumtur”, u shpreh ai.

Kur u pyet nëse do të shkonte në dasmë nëse do të merrte një ftesë, këngëtari u përgjigj me humor: “Po ku di unë, të vijë ftesa, të shohim”.

Ai theksoi se nuk mban inate dhe se është sjellë gjithmonë me korrektësi ndaj të tjerëve.

“Unë jam njerëzor, inate nuk mbaj, jam sjellë çun korrekt. Njerëzit e dinë vetë”, tha Miri.

Moderatorja e ngacmoi më pas duke e pyetur nëse do të këndonte në dasmën e Selin, por këngëtari preferoi të mos jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Po thashë unë do të shkoj në dasmë, do thonë ‘ai do të shkojë në dasmë, kush po të fton ty’. Po thashë nuk do të shkoj në dasmë, ‘zbrit se të vrava, hip se të vrava’ ky muhabet”, u shpreh ai.