Orinda Huta është një prej personazheve më të dashura të publikut të cilën e shohim shpesh herë aktive në rrjetet sociale duke publikuar foto e video të ndryshme.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Turjan Hysko, njihen për një marrëdhënie shumë të veçantë mes tyre, të cilën e kurorëzuan në martesë rreth dy vite më parë.
Por mesa duket Turi është pak më shumë harraq se ç’duhet.
Në një video të shpërndarë në instagram Orinda shfaqet para derës së shtëpisë duke pritur, pasi Turi ka harruar ti lërë çelësat.
Moderatorja simpatike shprehet e shqetësuar edhe për qenin që dëgjohet që nga brenda shtëpisë.
“Plasi e shkreta, se Turjan Hysko e ka mendjen në vend, më le mua pa çelësa”, shkruan moderatorja, ndërsa shfaqet duke lëvizur këmbët me padurim në pritje të çelësave.
Ata të dy janë një prej çifteve më të veçanta të showbizit, pasi marrëdhënia e tyre së bashku e ka kaluar tashmë një dekadë dhe ata shfaqen gjithnjë e më të dashuruar me njëri tjetrin.
Link: https://www.instagram.com/orindahuta/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxVJt5MJ_Rm/