Këngëtarja e njohur Rita Ora ka mbërritur në Shqipëri për të kontribuar me ndihma të ndryshme familjarët e prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.
Këngëtarja ka bërë thirrje për të grumbulluar sa më shumë fonde, ndërsa është nisur vetë drejt Tiranës dhe ka zgjedhur një familje të prekur nga tërmeti për ti rikonstruktuar shtëpinë e shkatërruar.
Këngëtarja ka postuar në instagram një foto të familjes që ka vendosur të ndihmojë, shtëpia e të cilëve është gati e rrënuar.
Këngëtarja ka bërë gjithashtu apel për këdo që të mos hezitojë për të kontribuar sadopak, me qëllim që të gjithë personat e prekur të ndihmohen për ta marrë veten nga kjo tragjedi.
https://www.instagram.com/p/B5bD6Wpluw1/Link: https://www.instagram.com/p/B5bD6Wpluw1/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B22CEUdDAre/