Home ShowBiz E kritikuan pse po qëndron në heshtje, por gjesti human i Dua Lipës do t’ju lejë pa fjalë
E kritikuan pse po qëndron në heshtje, por gjesti human i Dua Lipës do t’ju lejë pa fjalë
0

E kritikuan pse po qëndron në heshtje, por gjesti human i Dua Lipës do t’ju lejë pa fjalë

0
0

Në këto ditë të paimagjinueshme për vendin të gjithë personazhet e njohur kanë kontribuar për t’ju ardhur sado pak në ndihmë familjeve të prekura nga tragjedia.

Në këto kushte këngëtarja Dua Lipa u vu në qendër të kritikave, pasi përveç një statusi ngushëllues nuk u pa të bënte diçka konkrete.

Por këngëtarja në fakt ka vendosur të bëjë një gjest shumë human për vendin e saj.

Përveç donacioneve të saj dhe familjes, këngëtarja ka vendosur që së bashku me dy miqtë e saj shqiptarë që kanë firmën “Bond.nyc”, të prodhojnë produkte të ndryshme të ardhurat e të cilave do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

“Përveç donacioneve të mia dhe familjes time, unë bashkohem me miqtë e mi Arben dhe Kushtrim nga “Bond.nyc” për të krijuar materiale që do të shiten në të gjithë botën dhe 100% e fitimeve do të shkojnë për personat e prekur nga tërmeti. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë në llogaritë zyrtare të qeverisë shqiptare” , shkruan ndër të tjera këngëtarja në një foto të publikuar në instagramin e saj ku shfaqet me flamurin e Kosovës, ndërsa puth në ballë të motrën që ka veshur flamurin shqiptar.

https://www.instagram.com/p/B5a2CiWBPSu/

Link: https://www.instagram.com/p/B5a2CiWBPSu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5NrefahmpJ/