Home Aktualitet Procedohen penalisht administratorët e “Jeta Osh Qejf”, publikonin lajme të rreme
Procedohen penalisht administratorët e “Jeta Osh Qejf”, publikonin lajme të rreme
0

Procedohen penalisht administratorët e “Jeta Osh Qejf”, publikonin lajme të rreme

0
0

Drejtoria e policisë procedon penalisht dy administratorët e faqes së internetit “Jeta Osht Qejf”.

Në një deklaratë për mediat Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare Lufti Minxhozi tha se kjo faqe ka shpërndarë një lajm të rremë me synim përhapjen e panikut tek qytetarët përballë një situate të vështirë në të cilën po ndodhet vendi.

Sipas Minxhozit kjo faqe përmes një shkrimi të saj aludon për një numër të madh viktimash të gjetur në morgun e Tiranës.

Ky lajm thuhet në deklaratë është totalisht i rremë dhe dashakeq që ka për synim përhapjen e panikut.

Policia e shtetit është duke monitoruar çdo minutë dhe do të procedojë penalisht çdo person që pubikon lajme të tilla, vijon më tej Minxhozi gjatë deklaratës për mediat.

Ky institucion njofton gjithashtu të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo njoftim të rremë që hasin në rrjetet sociale.

Link: https://youtu.be/_wUZsfE5FYA