Home Aktualitet Drejtori i Emergjencave tregon zonat e pabanueshme në Tiranë, problem pjesa rurale
Drejtori i Emergjencave tregon zonat e pabanueshme në Tiranë, problem pjesa rurale
0

Drejtori i Emergjencave tregon zonat e pabanueshme në Tiranë, problem pjesa rurale

0
0

Mbi 350 banesa në zonat rurale në kryeqytet nuk mund të rikonstruktohen, por vetëm të rindërtohen nga e para, pasi kanë pësuar dëme të pariparueshme nga termeti i 26 nëntorit.

Drejtori i Emergjencave Civile Erind Bejko në një lidhje direkte në emisionin “PA protokoll” tha se zonat më të prekura janë Vaqarri, Peza, Ndroqi e Petrela ku shumë banesa që prej tërmetit të 21 shtatorit kishin pësuar dëme serioze.

Bejko sqaron gjithashtu se në Tiranë gati 10 pallate janë konsideruar të pabanueshme.

Shumë pallate në zonën e Kombinatit thotë ai janë konsideruar problematike, ndërsa në Kinostudio vetëm një prej pallateve është vlerësuar si i pabanueshëm.

Drejtori i Emergjencave theksoi gjithashtu se banorët e pallateve që janë konsideruar të pabanueshëm janë lajmëruar që të strehohen diku tjetër deri sa të merren të gjitha masat për ti rikthyer këto pallate në ambjente të sigurta për të jetuar.

https://www.youtube.com/watch?v=sPJp9JORFPQ&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=sPJp9JORFPQ&feature=emb_err_watch_on_yt