Tuna është një prej këngëtareve më të dashura për publikun.
Atë e shohim shpesh herë aktive në rrjetet sociale ku publikon vazhdimisht foto e video të ndryshme nga jeta e saj private por edhe profesionale.
Ajo ka postuar së fundmi në instastory një video të shkurtër ndërsa shihet teksa puth në faqe një mikeshë të saj.
Në fakt në një moment duket sikur për pak do të puthen në buzë dhe për këtë këngatarja i ka paraprirë situatës duke shkruar: “Nuk është ashtu siç duket”.
Këngëtarja u përfol para pak kohësh për ndarje nga bashkëshorti i saj Patris Berisha, por në fakt ishin thjesht zëra të cilat nuk rezultuan aspak të vërteta, pasi këngëtarja jo vetëm që nuk është ndarë, por tregon se është shumë e lumtur me djalin dhe bashkëshortin.
Link: https://www.instagram.com/tunasejdi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0OtH_glnuk/