Khloe vajza e Zajminës ka festuar dje dy vjetorin e lindjes dhe prindërit i kanë organizuar një festë madhështore me këtë rast ku nuk munguar dhuratat, argëtimi, veshjet e veçanta dhe torta speciale.
Gjatë mbrëmjes të biente në sy dekori i veçantë i ambjentit festiv, plot ngjyra, tullumbace dhe detaje shumë të këndshme që e shndërruan ditëlindjen e vogëlushes në një festë përrallore.
Vogëlushja kishte veshur një fustan princeshash në ngjyrë bojëqielli duke u kombinuar shumë bukur me të ëmën Zajminën.
Ato të dyja kanë shkëlqyer gjatë gjithë mbrëmjes duke u argëtuar e duke festuar me miq dhe të afërm këtë ditë të veçantë.
Zajmina ka zbuluar ndër të tjera edhe dhuratën që i ka bërë të bijës dhe ato janë dy diamante për dy vjetorin e lindjes së saj.
Kjo dhuratë padyshim që ka kushtuar shtrenjtë pasi diamantët në foto nuk janë të vegjël dhe dihet që këta gurë të çmuar janë të kushtueshëm.
Link: https://www.instagram.com/zaimina_vasjari/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gFaD5HsK-/