Home ShowBiz Eduardi tashmë pjesë e familjes, ja si shprehet Arbana për të
Eduardi tashmë pjesë e familjes, ja si shprehet Arbana për të
0

Eduardi tashmë pjesë e familjes, ja si shprehet Arbana për të

0
0

Arbana Osmani prej kohësh po përflitet për një lidhje me regjisorin e emisionit të saj Eduard Grishaj.

Atë prej kohësh e shohim gjithnjë nën shoqërine e Eduardit i cili e mbështet vazhdimisht në çdo hap që ajo ndërmer.

Moderatorja e ka thënë shumë herë se pa të do ta kishte të vështirë ta realizonte emisionin, ndërsa e ka parë gjithmonë si një mbështetje shumë të rëndësishme në jetën dhe karrierën e saj.

Edhe pse deri tani Arbana nuk e ka pranuar asnjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhjen me të, tashmë nuk ka më asnjë dyshim madje moderatorja tashmë e quan regjisorin familje.

Në një foto ku shfaqet së bashku me të dhe me Xhemin, Arbana shkruan poshtë fotos: “Familje”, duke nënkuptuar se ata të dy janë tashmë një familje për të.

Prej kohësh e dimë marrëdhënien e veçantë që Arbana ka me Xhemin dhe është mëse  e kuptueshme që e konsideron si familjen e saj, pjesë e së cilës tashmë duket se është bërë edhe Eduardi.

Arbana

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3VJ1GDAPx_/