Home Aktualitet Rastet me COVID-19 në familje, ekspertët japin këshilla si të veproni
Rastet me COVID-19 në familje, ekspertët japin këshilla si të veproni
0

Rastet me COVID-19 në familje, ekspertët japin këshilla si të veproni

0
0

Ditët e fundit, të dhënat e publikuara për rastet e reja me COVID-19 në vend, tregojnë se vijnë shpesh herë nga e njëjta familje.

Konkretisht në disa qytete të vendit shohim se një pjesë e mirë e familjarëve ja kanë transmetuar njëri tjetrit infeksionin edhe në rastet kur nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Duke u nisur nga këto raste Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëvë që të vijojnë me respektimin e masave të distancimit social.

Gjithashtu është e nevojshme që të shmangin në maskimum vizitat tek familjarët, pasi vetëm në këtë mënyrë nuk rrezikojnë të marrin apo përhapin virusin.

Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur edhe njëherë numrin 127 për personat që kanë simptoma të Coronavirus, si dhe numrin e gjelbërt 08004040 në rast së kanë pyetje apo duan më shumë informacion lidhur me këtë sëmundje.

Link dhe burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/