Rritet bilanci i viktimave në vend, humb jetën një tjetër pacient
0
0
Shkon në 24 numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë.
Një qytetar nga Shkodra ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin e Shkodrës.
Pacienti i shtruar në repartin e reanimacionit kishte rezultuar pozitiv dhe mostra e tij ishte marrë vetëm një ditë më parë.
Kujtojmë se në Shkodër së fundmi është vënë re një përhapje më e madhe e virusit.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga 21 raste të reja, 13 janë shënuar vetëm në Shkodër.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/