COVID-19/ Rritet bilanci i viktimave, shifrat rriten frikshëm
82 raste të reja me COVID-19, janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vend duke shënuar një tjetër rekord të frikshëm.
Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e saj zyrtar njofton se përveç kontakteve të rasteve të mëparshme ka edhe raste të reja të evidentuara kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Krujë ku është rregjistruar numri më i lartë i rasteve të reja.
Ndërkaq së fundmi ka ndërruar jetë edhe një 68 vjeçar nga Puka i cili ishte intubuar prej disa ditësh në spitalin infektiv dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk mundi dot të mbijetonte.
Aktualisht në spitalin infektiv janë të shtruar 50 pacientë, 8 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 2 të intubuar.
Burime nga Ministria bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, ndërsa në të gjithë vendin numërohen 571 raste aktive.
Shumica e rasteve janë rregjistruar në aktivitete biznesi dhe nëpër institucione dhe me këtë rast ekspertë të Ministrisë bëjnë thirrje për të respektuar protokollin e sigurisë, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjenën personale.
Rritja e rasteve gjatë javës së fundit tregon sipas tyre një ulje të vigjilencës dhe mosrespektim të masave dhe për këtë arsye është e domosdoshme që të tregohet më shumë kujdes për të shmangur zinxhirin e mëtejshëm të përhapjes së virusit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=E6cLdqRe818
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/