0
0
Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi u bënë prindër të një vajze dy ditë më parë.
Ata vendosën ta quajnë vajzën Emi dhe njoftimin për të gjithë miqtë dhe fansat e dha vetë Besniku me një foto pranë të bijës ndërsa shkruante mesazhin më të bukur ndonjëherë.
Ai ka postuar një foto nga makina ku pozon pranë Jonidës e cila është duke parë gjithë dashuri karrocën ku ndodhet Emi.
Besniku ndihet shumë i lumtur dhe e shoqëron foton me dy zemra të kuqe.
Vogëlushja e porsa ardhur në jetë është fëmija i parë i çiftit të cilët lidhën kurorë gati një vit më parë në një ceremoni shumë të veçantë ku ishin të ftuar miq dhe familjarë të çiftit.
Link: https://www.instagram.com/besnikkrapi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_99p8DDv3b/