Home ShowBiz Prindër për herë të parë, Besniku poston foton me të bukur me Jonidën dhe vajzën
Prindër për herë të parë, Besniku poston foton me të bukur me Jonidën dhe vajzën
0

Prindër për herë të parë, Besniku poston foton me të bukur me Jonidën dhe vajzën

0
0

Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi u bënë prindër të një vajze dy ditë më parë.

Ata vendosën ta quajnë vajzën Emi dhe njoftimin për të gjithë miqtë dhe fansat e dha vetë Besniku me një foto pranë të bijës ndërsa shkruante mesazhin më të bukur ndonjëherë.

Ai ka postuar një foto nga makina ku pozon pranë Jonidës e cila është duke parë gjithë dashuri karrocën ku ndodhet Emi.

Besniku ndihet shumë i lumtur dhe e shoqëron foton me dy zemra të kuqe.

Vogëlushja e porsa ardhur në jetë është fëmija i parë i çiftit të cilët lidhën kurorë gati një vit më parë në një ceremoni shumë të veçantë ku ishin të ftuar miq dhe familjarë të çiftit.

besniku

Link: https://www.instagram.com/besnikkrapi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_99p8DDv3b/