Bashkëshorti i Kim Kardashian, Kanye West prej dy ditësh është duke tronditur rrjetin me deklatat e pazakonta për të shoqen Kim dhe familjen Kardashian.
Ai deklaroi fillimisht me disa deklarata në Twitter se si Kim u përpoq ta mbyllte në një klinike psikiatrike.
Gjithashtu ai tha se ishte nëna e saj Kris Jenner që ua shiti mediave videon intime të Kim, edhe pse ai bëri ç’ishte e mundur që të mos e nxirrte një video të tillë.
Më pas ai vijoi sërish të trondiste rrjetin duke deklaruar se ai dhe Kim kishin vendosur të abortonin fëmijën e tyre të parë,vajzën North e cila tashmë është 7 vjeçe.
“Unë desh vrava vajzën time”, u shpreh ai duke qarë.
Gjithashtu ai vijoi më tej duke shtuar së fundmi se ka dashur të divorcohet nga Kim kohë më parë që kur ajo u takua me ish të dashurin e Nickie Minaj.
Pas gjithë këtyre deklaratave ka reaguar edhe Kim Kardiashin me disa statuse në instagram ku tregon se bashkëshorti i saj vuan nga çrregullime të bipolaritetit, duke u munduar kështu të shpjegojë gjithë deklaratat e tij që shkaktuan një rrëmujë të vërtetë në rrjet.
Link: https://www.instagram.com/kimkardashian/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBsy6Mng2iF/