Djali i aktorit Visian Ukcenaj feston sot dy vjetorin e lindjes dhe aktori ka postuar në instagram një foto të të birit me një mesazh të bukur urimi.
Vogëlushi Divin është rritur kaq shumë dhe është bërë një bukurosh i vërtetë.
Krahas fotos së tij në instagram aktori shkruan: “Gëzuar ditëlindjen zemra e babit u bëfsh dhe 100”
Një urim shumë të veçantë ka marrë vogëlushi edhe nga e ëma, partnerja e aktorit.
“Dhe pastaj erdhi ti, jo për ti dhënë kuptim jetës sime, por për të qenë vetë ajo! Gëzuar dy vjetorin Divushi im”, shkruan ajo në një foto të vogëlushit ku ai pozon nga parku i lojërave.
Në dy vjetorin e tij të lindjes, vogëlushi ka marrë shumë urime nga miq dhe fansa të çiftit të cilët i kanë uruar vogëlushit qindra vite të lumtura.
https://www.instagram.com/p/CEqu6S9gaVd/Link: https://www.instagram.com/p/CEqu6S9gaVd/
https://www.instagram.com/p/CEqsBPMBlCX/Link: https://www.instagram.com/p/CEqsBPMBlCX/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEWZkjihNkO/