Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë pak ditë më parë.
Ajo solli në jetë një tjetër djalë me partnerin e saj, rregjisorin Eduart Grishaj.
Ardhja në jetë e një fëmije të dytë ka padyshim më shumë angazhime dhe kërkon më shumë kohë dhe duket se kjo e ka privuar Arbanën nga disa gjëra që dikur i bënte më shpesh.
Ajo ka postuar në instagram një libër për të cilin kishte pritur dy muaj për ta marrë, por tani me siguri do ti duhet të presë dy vjet për ta lexuar.
“Kisha dy muaj që mezi e prisja këtë libër, tani do pres nja dy vjet që ta lexoj. Sot lexova një faqe, po ecim mirë”, shkruan Arbana në foton ku tregon librin.
Edhe Xhemi në një postim pak pas lindjes së Arbanës ka treguar se kushedi sa duhet të presin për të bërë udhëtimin e rradhës, ndërsa kishte postuar në instagam udhëtimin e fundit bashkë, atë të një viti më parë.
Link: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CETh9gmAdxa/