Ministria jep të dhënat e fundit me COVID-19, 17 persona ndërrojnë jetë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 kanë ndërruar jetë 17 persona.
Ndërsa nga testimet e kryera kanë rezultuar 695 raste të reja infektimi në të gjithë vendin.
Vatra më e nxehtë vijon të jetë Tirana me 281 raste të reja duke u ndjekur nga Elbasani, Fieri, Lushnja e Lezha të cilat kanë rregjistruar më shumë raste gjatë 24 orëve të fundit.
Aktualisht në të katërta spitalet në vend ndodhen të shtruar 463 persona, 37 në terapi intensive dhe 9 të intubuar.
Një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 563 qytetarë.
Ekspertë të Ministrisë vijojnë ndërkaq të bëjnë apel për të treguar kujdes dhe për të respektuar të gjitha masat dhe protokollet e sigurisë.
Burimi i fotos: http://shendetesia.gov.al/