Home ShowBiz Pas fotos së Arjonit dhe Anës në shtrat, vjen reagimi i parë nga “Përputhen”
Pas fotos së Arjonit dhe Anës në shtrat, vjen reagimi i parë nga  “Përputhen”
0

Pas fotos së Arjonit dhe Anës në shtrat, vjen reagimi i parë nga “Përputhen”

0
0

Një ditë më parë Arjon Luli një prej djemve të “Përputhen”, i trazoi mjaftueshëm ujërat teksa postoi një foto ku pozonte nga shtrati së bashku me Anën e cila ishte duke fjetur gjumë.

Ai nuk dha shpjegime, por tregoi se arsyen përse e ka postuar këtë foto do ta tregojë në një moment të dytë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Shqipes e cila i është drejtuar autores së programit duke kërkuar të dijë se si do ta mbulojë këtë herë Anën.

Por ndërsa puntata e djeshme ishte e rregjistruar dhe nuk është diskutuar mbi këtë temë, faqja e “Përputhen” në instagram ka reaguar me anë të një statusi ku shkruhet: “Të dashur teleshikues, sot vijojmë me programin e rregjistruar ku do të ndiqni takimin e Melisës me Mevlanin. Nesër do të kemi një program jashtë rrjedhës normale mbi foton e publikuar sot, ku përfshihen dy konkurentë të Përputhen”

Mesa duket sot do të sqarohet gjithçka dhe ndoshta Arjoni do të tregojë se si qëndron e vërteta e fotos që trazoi jo pak ujërat një ditë më parë.

perputhe

Link: https://www.instagram.com/perputhen_tch/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHI9N-zng3y/