Home ShowBiz Konfirmohet çifti më i ri i showbizit, aktorja dhe këngëtari u kapën mat
Konfirmohet çifti më i ri i showbizit, aktorja dhe këngëtari u kapën mat
0

Konfirmohet çifti më i ri i showbizit, aktorja dhe këngëtari u kapën mat

0
0

Aktorja e njohur amerikane Olivia Wilde dhe këngëtari Harry Style duket se janë çifti më i ri i showbizit.

Ata të dy janë parë bashkë të kapur për dore në një dasmë ku ishin të ftuar.

Harry dhe Olivia kanë 10 vite diferencë, pasi këngëtari është 26 vjeç, ndërsa aktorja 36 dhe nënë e dy fëmijëve.

Sipas burimeve pranë çiftit, ata të dy kanë filluar të dalin së bashku kohët e fundit dhe duket se janë shumë të lumtur nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Në nëntor të vitit që shkoi në media qarkulloi lajmi se aktorja dhe partneri i saj, aktori Jason Sudeikis i dhanë fund raportit të tyre që kishte nisur që në 2011.

Olivia është martuar që në moshën 19 vjeçare me producentin e njohur italian Tao Ruspoli me të cilin qëndroi deri në 2011.

Më pas u njoh me Jason Sudeikis me të cilin ka dy fëmijë një djalë dhe një vajzë.

olivia

Link: https://www.instagram.com/p/CJqon97F61l/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJqoeNCFiT4/