Elvisi një prej djemve të “Përputhen” ka habitur të gjithë mbrëmjen e së dielës në “Përputhen Prime” me një deklaratë të papritur.
Ai ka pohuar në mes të emisionit se pavarësisht nëse do të ketë apo jo hyrje të reja, ai është në këtë emision vetëm për Sindin ndërsa është ngritur dhe ka shkuar ta përqafojë.
Kjo deklaratë e tij ka ardhur pas sherrit që Sindi pati me Anën dhe ka bërë që Sindi të preket dhe të emocionohet ndërsa pasi Loco ka shkruar në vendin e tij ajo është ngritur për ta përqafuar sërish, ndërsa në sallë dëgjoheshin deklaratat “Puthe, Puthe”.
Pak kohë më parë qarkulluan thashethemet se ata të dy janë në një lidhje, por të dy e mohuan, ndërsa tashmë duket se Loco nuk do të ketë takime me vajza të tjera, por vetëm me Sindin.
Më pas ai ka postuar edhe një foto nga momenti kur ka shkuar pranë Sindit dhe ku shihej Ana e cila i sheh pa pikë emocioni.
Krahas fotos ku fokusohet fytyra e Anës, Loco shkruan: “Merre me lëng se mishi mbaroi”
Link: https://www.youtube.com/watch?v=2P4HyumghhA&feature=emb_err_woyt
Link: https://www.instagram.com/loco.elvis/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLSPDGahAg3oecc1wCjuYxvXX8r3TnagrDOJFw0/,