Almeda dhe aktori turk Tolgahan Saysman do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të dytë.
Pas djalit Efe, ata tashmë janë në pritje të një vajze dhe Almeda e ka zbuluar emrin që ka menduar për vogëlushen.
Ata do të quajnë vajzën Alina dhe vogëlushja pritet të vijë në jetë në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit.
E ndërsa vogëlushi Efe është një kombinim midis dy prindërve duke trashëguar prej tyre tiparet më të bukura, për vogëlushen do të duhet të presim pak, por Almeda na dha një ide se si mund të duket ajo duke postuar një foto të vetën kur ishte e vogël.
Almeda ka qenë një fëmijë kaq i ëmbël dhe tiparet e bukura të fëmijërisë i ka trashëguar edhe sot.
Nëse vogëlushja do ti ngjajë asaj me siguri që do të jetë shumë e bukur.
Link: https://www.instagram.com/almeda92/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKZPCxKFvl1/