0
0
Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të dytë disa javë më parë.
Ata mirëpritën një vajzë të cilën vendosën ta quajnë Bota, ndërsa nuk munguan menjëherë foto me portretin e saj vetëm pak kohë pas lindjes.
Por të kesh një fëmijë të porsalindur nuk është dhe aq e lehtë dhe këtë sapo na e tregoi Elita e cila ka postuar në instagram një foto me të bijën në duar, ndërsa shihet pa pikë grimi në fytyrë dhe pa gjumë pasi i është dashur të kujdeset për të voglën.
“Gjendja e vërtetë pa pikë gjumi”, shkruan ajo krahas fotos ku duket disi e lodhur, por pavarësisht të gjithave duket mjaft mirë në fytyrë edhe pse ka kaluar një natë pa gjumë.
Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMABL6fh3Hr/