Home ShowBiz Xheloze për Sindin dhe Gelianin, Sara merr vendimin e papritur
Xheloze për Sindin dhe Gelianin, Sara merr vendimin e papritur
0

Xheloze për Sindin dhe Gelianin, Sara merr vendimin e papritur

0
0

Sara i ka habitur të gjithë pas vendimit më të fundit që bëri publik pasditen e djeshme në “Përputhen”.

Ajo nuk e ka pritur aspak mirë takimin midis Gelianit dhe Sindit dhe dukej qartë që është bërë xheloze duke kërkuar një takim 4 minutësh me të në studio.

Gjatë takimit ajo ka marrë një vendim të papritur duke u deklaruar vetëm për të.

Ajo i tha Gelianit se në këtë emision nuk ka interes për asnjë tjetër përveç tij dhe kjo e ka lënë pa fjalë edhe vetë konkurentin i cili dukshëm nuk e priste një deklaratë të tillë.

“Për momentin fokusi im je vetëm ti, ti je motivi përse unë po rri këtu”, u shpreh Sara gjatë takimit.

Kujtojmë që një ditë më parë ajo realizoi një takim me Atdheun ku nuk munguan provokimet ndërsa u panë shumë të afërt me njëri tjetrin dhe për këtë arsye deklarata e djeshme ishte krejt e papritur për të gjithë.

Link: https://www.instagram.com/p/COQhg8ih3PZ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/COJGTA_LXZSL_DMEGcPvDqmx01YoEtVwLyiuMo0/