“Na jena njo” është superhiti që erdhi përpara pak kohësh nga Ardian Bujupi dhe Dalool, e që ende ka lënë shijen e ëmbël në veshët e të gjithëve. Paralajmërim i bujshëm iu bë kësaj kënge nga figura të njohura të showbizit e më pas i bujshëm ishte edhe prezantimi i “Na jena njo”. Videot e fansave, duke e dëgjuar dhe interpretuar nuk kishin fund, e gjithashtu edhe dashuria për të. Këngës nuk i rezistoi është ishi i Bujupit, duke realizuar një video me mikeshat e saj, por tashmë arrin kulmi. Një vajzë ka realizuar një tattoo me titullin e këngës “Na jena njo”.
Nëse kjo vajzë është ndonjë superfanse e këngës, apo ia ka dedikuar dashurisë së saj këto fjalë, inspiruar nga kënga, kjo nuk është e qartë. Gjithsesi tatuazhi duket fantastik!
Foto në fjalë:
https://www.instagram.com/p/BGhkGDSOlte/?tagged=najenanjo“Na jena njo”: