Home ShowBiz Në 1 vjetorin e Kridit mami Klea ndan kopertinën e plotë të familjes
Në 1 vjetorin e Kridit mami Klea ndan kopertinën e plotë të familjes
0

Në 1 vjetorin e Kridit mami Klea ndan kopertinën e plotë të familjes

0
0

Klea dhe Elgiti sot festojën rrugëtimin 1 vjeçar me të birin Krid. Pas një lidhje 4 vjeçare Elgiti dhe Klea kurorëzuan dashurinë e tyre larg të gjithëve. Pak muaj më vonë moderatorja ndau me ndjekësit lajmin se shumë shpejt familja e tyre do të zgjerohej. Që nga ajo kohë  në 1 vjetorin e Kridit duket se koha ka fluturuar shpejt dhe për herë të parë Klea na zbuloi portretin e plotë të familjes.

Me një super dedikim në rrjete sociale Klea emocionon e urimin për të voglin e saj.

Krid i mamit,
Jeta ime e shtrenjtë, qenie e qenies time.
Frymë e imja e përjetshme, ajri im, lumturia jonë më e madhe.
Nuk e harroj kurrë momentin kur të mora në krahë dhe po shpërtheja nga lumturia, momenti kur unë u takova për herë të parë me mrekullinë më të madhe të Zotit, që më kishte dhuruar mua.
Nuk e besoj dot se si iku një vit dhe ti sot bën 1 vjeç o jeta ime. Kur të kisha në bark e të ledhatoja aty e ëndërroja si do ishe, si do i kishe sytë, hundën, doçkat e kur qeshim sot bashkë e të përqafoj e luaj me ty.
Faleminderit që na zgjodhe për prindërit e tu o ëngjëlli jonë.
Mami zgjohet natën dhe rri e të shikon e të puth në gjumë se jeta ime është vetëm e jotja e unë për ty do bëj gjithçka që ti të jesh i lumtur.
Të dua sa vetëm Zoti e di. Edhe frymën time e jap për ty por unë lutem që të kemi jetë sa më të gjatë që të të shijojmë ty në jetën tënde që qoftë fusha më e bukur me lule që unë kam parë ndonjëherë.
Zoti të bekoftë dhe qofsh i udhës.
Mua dhe babin Elgit Doda na ke përjetë me sytë nga ty.
Të duan po aq sa ne: gjysherit, tezet, xhaxhi e të gjithë miqtë e ngushtë të mamit e babit.
Gëzuar ditëlindjen e parë KRID mreti, shkuan Klea.

Linku: https://www.instagram.com/p/CPsf1v8j7Nf/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kleahuta/